Në një intervistë nga Antalia ku Partizani po kryen mini-fazën përgatitore të dimrit, Adolfo Sormani trajneri i ri i skuadrës së kuqe u premtoi tifozëve të Partizanit se ai dhe skuadra do të bëjnë maksimumin për të fituar titullin në këtë sezon.
“Kam gjetur një skuadër jashtëzakonisht të motivuar. Të gjithë janë përcaktues për ekipin dhe motivimi është shumë i madh. Kam fatin të drejtoj një ekip të tillë. Këtu ka tension dhe konkurrencë. Mendoj se në një ambient si i Partizanit ku stafi teknik, lojtarët dhe tifozët kanë krijuar si bllok që të shpallet kampion, kjo është më përcaktuese. Unë garantoj që Partizani do të luftojë për të fituar titullin deri në fund, të gjithë lojtarët janë të motivuar dhe gati, këtu janë shumë futbollistë që kanë besim e mundësi për të arritur këtë qëllim. Pastaj futbolli është i çuditshëm, pasi një lojtar mund të ndryshojë fatet e gjithë skuadrës”, tha Sormani.
Top Channel