Chetan dhe Nitin Sandesara, janë dy nga njerëzit më të kërkuar në Indi, vendin e tyre. Ata akuzohen për një megamashtrim financiar me vlerë mbi 725 milionë dollarëve, skandal që u bë i ditur në shkurt të vitit 2019.
Ishin mediat indiane që kishin zbuluar se dy vëllezërit e kërkuar ishin fshehur në Afrikë, Nigeri ndërsa më herët nëpërmjet 300 kompanive offshore kshin zhdukur sasinë e madhe të parave. Për të lëvizur lirshëm ata kishin marrë pashaportë shqiptare por edhe titullin e konsullit të nderit të Shqipërisë në Nigeri, titull dhënë nga ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Ndërsa ata kishin marrë edhe nënshtetësinë. Dy vëllezërit hapën edhe biznese në Shqipëri dhe nisën ndërtime ndërsa në Tiranë u ndalua kunati i tyre edhe ai i kërkuar. Ndërkohë autoritetet shqiptare mësohet se në nëntor i kanë dhënë atij azil politik. Së fundmi është mësuar një nga lidhjet që dy vëllezërit Indianë kanë me Shqipërinë, ajo është modelja shqiptare Agnesa Vuthaj e cila është rrëfyer për lidhjen e saj më Chetan dhe Nitin Sandesara, të cilët i quan miliarderë. Mediat në Kosovë kanë aluduar për lidhjen e saj me dy indianët, por vetë modelja në një status në Instagram ka sqaruar se punon për kompanitë e indianëve
Ja çfarë shkruaj ajo: E vërteta është që punoj për kompa milliard-dollarëshe me biznese në të gjithë botën dhe kam qenë ndërmjetësuese për investimet e kompanisë në ballkan, për projektet në Shqipëri që janë shumë të mëdha se sa aksionet e një hiteli në kryeqytet, kam ndërmjetësuar edhe kam qenë e pranishme në takimin e z.Sandesara me kryeministrin e Kosovës, sikur edhe me Kryeministrat e Presidentët e rajonit dhe jo vetëm.
Kam qenë edhe në Nigeri dhe po punojmë fort për njohjen e Kosovës nga Nigeria, një gjë që nuk e kam arritur ta bëjë akoma asnjë ministër I Punëve të Jashtme, Kryeministër a President, përkundër shumë përpjekjeve ndër vite, madje disa nga ata e shohin sit ë pamundur, duke ditur vështirësitë e njohjes së shtetit më të fuqishëm afrikan”.
Më pas modelja kërkon të sqarojë se nuk ka asnjë lidhje intime në indianët, ajo shkruan se: Jo çdo marrdhënie mashkull-femër është mardhënije dashurie, ekzistojnë edhe miqësi, mardhënje pune e familjare, e familja e Sandersara për mua janë një familje e dytë.
“Nuk e kam fshehur asnjëherë lidhjen time me ta, kam dalur hapur në çdo restorant të Tiranës dhe Prishtinës. Kam fluturyar me #PrivatJet nga Tirana për në Evropë dhe kam aretuar edhe në Prishtinë, jo vfetëm me zotëriun në foto.Video, por edhe me bashkëshorten e tij, motrën e saj e vëllaun e djalit të tij dhe stafin e tyre. Dhe për fund, nëse do doja të zgjedhja një të dashur miliarder, do e zgjedhja djalin e Z.Sandesara, trashëgimtarin e vetëm të një nga familjeve më të pasura në botë, por mbetem akoma tek fjala ime, tek kombësia shqiptare, Faleminderit që më lexuat”. Përfundon sqarimin e saj Agnesa Vuthaj. Ndërkohë, Sandesarat duket se kanë lidhje të tjera më të forta në Shqipëri, duke patur mundësinë që të çajnë si në Ministrinë e Turizmit, Ministrinë e Jashtme apo edhe Presidencë. Eshtë kjo lidhje e fortë që duket se i siguroi imunitetit edhe të afërmit të tyre që u ndalua në Shqipëri në bazë të urdhërkërkimit ndërkombëtar që kishte lëshuar India.
Top Channel