Hapja e pikës doganore të Kosovës në portin e Durrësit ka dhënë rezultate të menjëhershme positive. Sipas shifrave të bëra publike nga Autoriteti Portual, vetëm për vitin 2019-të vihet re një rritje prej 110,6% të përpunimit e mallrave tranzit me destinacion Kosovën.

31 anije dhe 106,000 ton mallra me destinacion Kosovën janë përpunuar në port përgjatë vitit që lamë pas.

“Gjatë 2019 konstatohet një rritje prej 110,6% në përpunimin e mallrave tranzit me destinacion Kosovën krahasuar me vitin paraardhës.Në portin më të madh të vendit gjatë vitit që lamë pas janë përpunuar 31 anije dhe 106,000 ton mallra tranzit të cilat janë nisur drejt Kosovës”, thuhet në njoftimin e Autoritetit Portual të Durrësit.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA