Pas afro dy javësh, Kuvendi i Shqipërisë ka marrë një përgjigje nga Komisioni i Venecias.

Ju kujtojmë se më 30 dhjetor, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i dërgoi një letër komisionit në fjalë ku kërkonte një opinion sa i takon çështjes së Gjykatës Kushtetuese, emërimit të anëtarëve të saj dhe rolit të presidentit.

Nisur nga letra që kryetari i Komisionit të Venecias, Thomas Markert i ka dërguar Ruçit, mësohet se mbi tematikat në fjalë do të diskutohet në sesionin e marsit. Ndërkohë që një delegacion nga Komisioni i Venecias pritet të mbërrijë në Tiranë në fillim të muajit shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA