Në orën 14:00 është parashikuar të zhvillohet në Gjykatën e Tiranës seanca paraprake për Lulzim Bashën, kryetar i Partisë Demokratike, i pandehur për lobimin 675.000 dollarë në SHBA.
Në edicionin informativ të orës 12:00 në Top Channel, gazetarja Anila Hoxha raportoi se në gjykatë pritet të mbërrijnë “së pari prokurorët e çështjes, të cilët u përfshijnë vitin e kaluar në një furtunë në gotë me njëri-tjetrin nëse duhet t’i mbyllnin ose jo hetimet për Bashën”.
Gazetarja Anila Hoxha tha se janë tre vendime të cilat mund të merren sot nga gjyqtari Lazër Sallaku.
Ai do të vendosë nëse Basha do të shkojë për gjykim, apo nëse do e konsiderojë si hetim të paplotë dhe do të vendosë rikthimin e dosjes për hetime të mëtejshme. Vendimi i tretë, që parashikohet sipas procedurës, është që të pushohet kjo çështje.
Nga një shkresë që disponon Top Channel zoti Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dërvishi njoftohen nga prokurorët Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha se kanë përmbyllur fazën hetimore dhe ndaj tyre rëndojnë akuzat për falsifikim të vulave dhe stampave.
Nëse shpallet fajtor, kryeopozitari Basha rrezikon deri në 7 vite burg.
Top Channel