Publikimi i përgjimeve të Hermes Nikajt, i njohur gjerësisht për publikun si Zogu i Tiranës, i cili aktualisht akuzohet për përfshirje në një rrjetë prostitucioni nxori në skenë, krahas disa emrave të tjerë edhe atë të modeles Iva Aliko.
Nisur nga vëzhgimet e komunikimeve telefonike nga ana e policisë, në portale të shumta u përfol për një përfshirje të Alikos në skemën e prostitucionit në Tiranë. E ftuar ditën e sotme në emisioni “Shqipëria LIVE”, Aliko e mohoi kategorikisht diçka të tillë.
“U zgjova në mëngjes dhe marr vesh portalet, mediat dhe përjetova një shok, nuk e prisja. U trondita sepse në bazë të shkrimeve… kanë qenë të papranueshme shkrimet që janë shkruar në portale, nuk e merrja me mend kurrë që do përfshihej Zogu në ato lloj shkrimesh.”
Përgjatë bisedës, modelja u pyet nëse e njihte ose jo grupin shoqëror të Hermesit.
“Nga larg po dhe nuk kam qenë asnjëherë dakord, bile gjithmonë “i kam bërtitur” te kjo pjesë. Nuk më pëlqen [grupi shoqëror], nuk më pëlqente, nuk ishin…”
E pyetur nëse ishin “njerëz të dyshimtë, jo të mirë”, Aliko u përgjigj:
“Pak a shumë po, prandaj preka edhe pjesën e naivitetit të Zogut. Nuk dinte me kë shoqërohej, shoqërohej me gjithkënd.”
Top Channel