Përmes një postimi në Twitter, ministri Sandër Lleshaj u shpreh se papërgjegjshmëria në qarkullimin rrugor po merr përgjigje të fortë nga Policia e Shtetit.
“Kjo qasje do të njohë intensifikim të mëtejshëm çdo ditë që vjen. Papërgjegjshmëria në rrugë vret më shumë njerëz sesa vetë krimi, ndaj të gjitha forcat duhet të bashkohen për të mbrojtur jetën njerëzore, përballë saj. Në javët në vijim do të prezantohet një paketë e plotë masash ligjore, administrative, operacionale dhe teknike për më shumë siguri në rrugët tona. Të gjithë janë të ftuar për kontribut me ide, propozime dhe rekomandime në të gjitha këto fusha”, shkruan Lleshaj.
Më tej shton:
“Së shpejti do të ofrohen edhe mundësi teknike për qytetarët që duan të angazhohen në këtë proces shumë të rëndësishëm. 2020: Viti i Sigurisë Rrugore.”
Top Channel