Në podiumi e “Rally”/ Alonso, provë fantastike mbi duna

13/01/2020 15:25

Motorët e Rally Dakar zgjodhën të mos nisen në shenjë zie dhe homazhi për tragjedinë që i mori jetën Paulo Gonkalvesh, pilotit portugez që e pagoi me kokë, adrenalinën unike që dhuron gara spektakolare mes dunave.

Dakar nxori në skenë makinat dhe kamionët në etapën e shtatë që transferoi karvanin përmes një spektakli emocionues, nga Al Uadi e deri në Dauasir, në një cirkuit prej 474 kilometrash. Fernando Alonso ishte surpriza e kësaj ndalese, spanjolli veteran që etapë pas etape po merr më shumë besim në timon dhe me këtë format garash. Ish kampioni i botës në Formula 1, u rendit i dyti në drejtimin e Tojotës së tij, vetëm 4 minuta më pak se francezi Matjë’ Serradori që fitoi garën.

Vuajti më shumë se parashikimi, favoriti kryesor Karlos Sainz që hapi etapën speciale por u detyrua shpejt të dorëzojë kryesimin, që tani sheh idhullin e rajonit, Naser Al Atijah të komandojë me meritë. mes këtyre pilotëve dhe Stefan Peterhansel, do të diskutohet edhe titulli deri në kilometrin e fundit të Relli Dakar.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta