Lufta kundër krimit në tërësi dhe atij të organizuar në veçanti, është fushë-beteja kryesore për të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, tha sot Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm, në ceremoninë e inaugurimit të repartit të ri të RENEA-s.
“Qeveria shqiptare nën lidershipin e drejtpërdrejtë të Kryeministrit Rama, edhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë të vendit, po punon fort në dy drejtime të rëndësishme”, tha Lleshaj, duke treguar: “Së pari, përmirësimin e kuadrit ligjor në funksion të një lufte më efikase kundër krimit të organizuar, me synim që policia të ketë kompetenca të mjaftueshme për sukses të plotë në këtë përballje, dhe së dyti, ngushtimin e vazhdueshëm të hapësirës së veprimit për grupet dhe rrjetet e krimit të organizuar. Si aspekti i tretë, është fuqizimi i kapaciteteve dhe modernizimi i pandërprerë i Policisë së Shtetit.”
Lleshaj paralajmëroi se për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, viti 2020 do të jetë viti i sigurisë rrugore.
Reparti i ri i RENEA/ Rama: Kemi shlyer një borxh të madh ndaj policisë
Top Channel