Suksesi në transfertën e vështirë të stadiumit Olimpiko kundër Romës, i dha Juventusit kryesimin e vetëm në renditje por pati një faturë që do ta vuajë më së shumti reparti i prapavijës.
Merih Demiral u bë protagonist me golin që zhbllokoi shifrat në kryeqytetin italian, por u detyrua të braktisë fushën i zëvendësuar nag de Ligt, për një problem në gjurin e majtë.
Mbrojtësi i përfaqësueses turke fillimisht u mendua se kishte vetëm një tërhequje, por stafi ka bërë të ditur se janë dëmtuar edhe ligamentet që mund ta cojnë në një ndalesë të detyruar akoma më të gjatë. kështu Demiral kthehet në një problem për Juven tusin dhe trajnerin Sarri, pikërisht kur kampionët nisën ti besojnë më shumë.
Zonja e Vjetër ende pret rikthimin e veteranit Xhorxhio Kielini pas operaciopnit në ligamente në shtatorin e kaluar. Kjo jep efekt edhe në merkato, me qëndrimin e sigurt të Ruganit, dhe rikuperimin përfundimtar të holandezit de Ligt.
Demiral penalizon edhe përfaqësuesen turke pasi Europiani 2020 i kësaj vere, është vetëm 5 muaj larg.
Top Channel