Në Open në Top Channel po zhvillohet një debat i fortë mes pedagogut Endri Shabani dhe opinionistit Carlo Bolino.
Debati nisi teksa po diskutohej për një pakt të mundshëm Rama-Basha. Sipas Endri Shabanit pakti bëhet për të mos ndryshuar sistemin.
“Ky pakt i bërë është për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor. Por këtu Basha do të humbë bashkë më Ramën. Ky sistem ka lënë vendin në duart e dy personave”, tha Shabani.
Aty ndërhyri Bolino, i cili tha se 50 mijë firmat janë shumë pak në krahasim me votat e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.
“Janë shumë pak në krahasim me 400 mijë votat e PD-së dhe 700 mijë votat e PS.”
“Ky është gabimi që bëni. Nuk mund të tregoheni arrogantë ndaj kësaj nisme. Për herë të parë shqiptarët janë bërë bashkë për të kërkuar ndryshim”, iu kundërpërgjigj Shabani.
“Po demokracia numra është, me numra bëhet. Çfarë duhet të bëjë PS me këto 50 mijë firma”, vijoi debatin Bolino.
“Demokracia është parim, dhe këto persona duhet të dëgjohen”, tha Shabani.
Top Channel