Në Open në Top Channel po diskutohet rreth një pakti të mundshëm mes Ramës dhe Bashës.

Andi Bushati thotë se të pasurit një pakt mes Ramës dhe Bashës nuk është më një tabu.

“Unë mendoj se nuk kanë një pakt ku shumë mendje konspirative thonë që ato shkëmbejnë mesazhe dhe takohen fshehurazi.Unë them se pakti është si marrëveshja e 2008-tës mes Ramës dhe Berishës, ku dy liderat nuk duan ndryshimin e sistemit sepse ky sistem i jep pushtet të plotë. Kushdo që vjen në pushtet do të ketë pushtet të plotë. Kjo ska nevojë për një marrëveshje me shkrim apo dekret”, tha Bushati.

Për Carlo Bolinon, Basha e ka humbur disi betejën pasi nuk flitet më për protesta.

“Basha do të futet në zgjedhje me kushtet e Ramës”,tha Bolino.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA