Foto ilustruese

Reshjet e botës gjatë gjithë natës kanë bërë që zonat e larta malore të Korçës, siç janë zona e Ersekës, fshatrat turistike si Dardha dhe Voskopoja, të mbulohen nga bora, e cila ka arritur 5-10 cm.

Sipas të dhënave, këtë mëngjes nuk paraqiten probleme përsa i përket qarkullimit të automjeteve.

Të gjitha akset janë të kalueshme pa zinxhirë, ndonëse u bëhet thirrje shoferëve për kujdes maksimal në këto rrugë për shkak të lagështisë.

Top Channel