“Një gangster shqiptar i dëbuar nga Britania për vrasjen e armikut në atdheun e tij, është rikthyer në Britani të Madhe ku tashmë drejton një lavazh makinash”, kështu shkruan Daily Mail për 49-vjeçarin shqiptar Riza Vatoci.

Riza Vatoci, 49 vjeç, u pa në biznesin e tij në qetësi Bognor Regis, West Sussex. “Reporteri ynë e pa që mbërriti me një Jaguar të zi”, shkruan gazeta.

Vatoci më 1996 dyshohet se ka vrarë një person për motive hakmarrjeje dhe për këtë është dënuar më 1998 me 15 vjet burg në mungesë. Pasi ka qëndruar vetëm pak kohë në burg në Shqipëri, ai kishte pretenduar të jetë refugjat nga Kosova, ku ka kërkuar azil dhe më në fund i ishte lejuar qëndrimi.

Por pasi Interpoli lëshoi një urdhër arresti, Vatoci u arrestua. Ai zhvilloi një betejë të kushtueshme ligjore, duke pretenduar se të drejtat e tij të njeriut do të shkeleshin nëse ai kthehej në Shqipëri.

Ai u deportua në vitin 2012, por u la i lirë pas dy muajsh në burg në Shqipëri, duke argumentuar me sukses dënimin që nuk zbatohej më sipas ligjit shqiptar.

Ende duke mbajtur një pasaportë britanike, Vatoci u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, ku ai regjistroi kompaninë nën emrin e tij.

Por pas lajmit, zyrtarët e Zyrës së Brendshme filluan veprimet për të hequr nënshtetësinë britanike të Vatocit, mbi bazën që ai pretendoi se ishte një refugjat kosovar.

Vatoci mësohet se jeton me bashkëshorten dhe fëmijët ndërsa drejton autolarjen “Express” në Bognor Regis. Kompaninë mësohet se e ka të regjistruar së bashku me bashkëshorten.

Megjithëse në Angli ka shumë raste kur lavazhet janë të lidhur me interesa ekonomike kriminale, në rastin e Vatocit nuk ka të dhëna zyrtare për kriminalitet në biznesin e tij.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel