Përballë kritikave të aktivistes Greta Tunberg për akordin multimilionësh me sponsorin e tij, legjenda e tenisit, Roger Federer, u detyrua të pranojë se do të ndërmarrë bisedime me Credit Suisse për mënyrën sesi shfrytëzon planetin dhe burimet e tij dhe nuk kujdeset për impaktin e saj në ndryshimet klimaterike.
Banka zvicerane e ka kthyer prej vitesh, tenistin në një ikonë të saj dhe e përdor në thuajse çdo spot publicitar, por në rrjete sociale është kritikuar se mungon në apelin që aktivistët mendojnë se mund të shpëtojë planetin.
Aktivistë të rinj, më së shumti studentë u arrestuan pasi hynë me dhunë në zyrat e Credit Suisse, dhe u gjobitën me nga 20 mijë euro, por në gjykatë refuzuan të paguajnë.
“Kërcënimet për ndryshimet klimaterike i marr seriozisht, sidomos pas zjarreve të fundit në Australi ku erdha me familjen. Si një baba i 4 fëmijëve, kam respekt për lëvizjen e aktivistëve dhe mënyrën që duan të kërkojnë për zgjidhje inovative. I detyrohemi atyre dhe vetes për t’i dëgjuar. Do ta përdor pozicionin tim të privilegjuar për dialog me sponsorët”, tha Federer.
Legjenda e tenisit, Roger Federer ka zbarkuar këto ditë në Melburn për tu përgatitur për turneun ‘Australian Open’.
Top Channel