As transferimi në Arabinë Saudite nuk e uli rrezikshmërinë dhe intensitein e garave të Rally Dakar. Një javë nga starti i edicionit impenjues mes dunave të rërës në shkretëtirë, vjen fatkeqësisht edhe viktima e parë mes pilotëve në një aksident të rëndë.

Piloti portugez Paulo Goncalves që kishte pretendime këtrë vit për zonën e pikëve edhe pse me një skuadër modeste si Hero, u rrëzua gjatë etapës së 7 në Dakar, gara e parë pas ditës së pushimit. Piloti luzitan që e kishte përfunduar Rally Dakar në vendin e dytë në edicionin e 2015, nuk i rezistoi dot rrëzimit me një shpejtësi të lartë mbi motor, në kilometrin e 276.

Ndërhyrja e shpejtë e gjeti Goncalves mes rërës dhe pa ndjenja, dhe mjekët tentuan ta rikthejnë në jetë pasi kishte vuajtur edhe një infarkt kardiak. Vdekja e tij u konfirmua edhe në spitalin e Lajla, aty ku u dërgua me urgjencë me një helikopter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA