Lacio festoi 120 vjet histori të klubit me një finish historik, pasi arriti të marrë fitoren e 10 radhazi, dhe këtë e bëri para publikut të shtëpisë. Skuadra e trajnerit Inzaghi bëri stadiumin Olimpiko të shpërthejë për golin e Çiro Imobile, falë edhe gafës së portierit Ospina.
Asnjëherë më parë Lacio nuk kishte arritur të fitonte 10 herë radhazi, dhe kështu pasi barazoi rekordin e epokës së Erikson, tani arrin të kalojë një Lacio legjendash që ndërtohej mes milionave, dhe jo goditjeve të zgjuara të Igli Tares, siç është aktualisht.
Atalanta u zgjua këtë të dielë me protestën për një ndeshje të cilën ajo e quan të vjedhur në San Siro ndaj Interit. Dy skuadrat që simbolet i kanë zikaltër, barazuan 1-1 por skuadra mike kontestoi një episod që mund t’i kishte dhënë fitoren. Toloi kërkoi topin në rast, por u rrëzua përtokë pas kontaktit me Lautaro Martinez që e pengoi me krah. U duk si penallti dhe karton i kuq direkt, por arbitri Roki pas konsultimit me arbitrin që shikon pamjet filmike, nuk vendosi për penallti, edhe pse nuk shkoi për të parë personalisht aksionin. Ndërkohë në fushë avantazhi i Inter erdhi nga Lautaro Martinez ndërsa Gosens i dha Atalantës barazimin e merituar.
Sot në mbrëmje në orën 20:45 luhet ndeshja kryesore e serisë A, mes Romës dhe Juventus e nëse arrin të fitojë, skuadra torineze do të marrë e vetme kryesimin.
Top Channel