Mos pajisja e makinave me goma dimri dhe zinxhirë ka shkaktuar bllokimin për rreth 40 minuta të aksit Peshkopi-Maqellarë. Bllokimi ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Melanit.

Reshjat e pakta, por me shumë ngrica në rrugë kanë vështirësuar qërkullimin e makinave, ndërkohë që shoferët nuk kanë marrë masat e tyre për të qenë të përgatitur për këtë situatë. Policia Rrugore ishte prezente por nuk ka mundur të disiplinoje drejtuesit e mjeteve për vendosjen e zinxhirëve.

Edhe dalja me vonesë e borëpastruesve në rrugë ndikoi negativisht në këtë situatë.

Top Channel