Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Pogradec-Tiranë, në afërsi të tunelit panoramik.

Mësohet se nga përplasja e fortë e dy mjeteve kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit dhe një pasagjer.

Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 12.01.2020, në rrugën nacionale Pogradec-Tiranë, në dalje të qytetit të Pogradecit, mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin A.H., 45 vjeç, banues në Pogradec, është përplasur me një mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin M.H., 32 vjeç, banues në Pogradec.

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja S.K., 52 vjeçe, pasagjere në mjetin tip “Renault”, të cilët u dërguan në Spitalin e Pogradecit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Top Channel