Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku raportohet për 4 të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë – Milot, në afërsi të urës së Drinit.

Dy automjete janë përplasur dhe si pasojë kanë mbetur 4 persona të plagosur që janë dërguar për në spitalin e Lezhës.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë – Milot, në afërsi të urës së Drinit, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.G. është përplasur me automjetin tip” Ford ” me drejtues shtetasin A.T.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë demtime drejtuesi i mjetit shtetasi A.T. si dhe 3 shtetas që ndodheshin si pasagjerë në të dy mjetet, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Lezhës dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave te aksidentit

Top Channel