Rritja e çmimeve nga lufta në Lindjen e Mesme, qeveria greke ndërhyn me masa emergjente për ushqimet dhe karburantet 11/03 15:32
Kryeministri maltez, Joseph Muscat, ka dhënë dorëheqjen pas hetimeve për vrasjen e gazetares hulumtuese malteze, Caruana Galizia.
Pas fillimit të hetimeve për vrasjen e para dy vjetëve të gazetares hulumtuese, Daphne Caruana Galizia, vendin e kaploi një krizë politike dhe kushtetuese.
Parlamenti Europian ka dërguar misionin hetimor në Maltë, ku po bëhen hetime edhe mbi financat publike.
Kujtojmë se gazetarja investigative Caruana Galizia u vra në tetor të vitit 2017. Galizia udhëhoqi investigimin dhe publikimin e skandalit ‘Panama Papers’ dhe kabllogrameve të qeverisë malteze.
Top Channel