Dështimi i Italisë/ Nga Kupa e Botës, rrënimi në renditjen e UEFA-s dhe katastrofa që sjellin humbjet e Bolonjës dhe Fiorentinës 10/04 11:34
Pas eliminimit nga Superkupa e Spanjës, shtohen telashet për Barcelonën, që tani do të humbë për disa javë edhe sulmuesin kryesor Luis Suarez, i cili do t’i nënshtrohet një operacioni në menisk.
Ka qenë vetë klubi katalan që ka njoftuar se operacioni pritet të kryhet këto ditë nga profesor Ramon Cugat, ndërsa menjëherë pas përfundimit, do të njoftohen edhe kohët e rikuperimit.
Gjithsesi tashmë duket e sigurt mungesa e Suarez të paktën për muajt janar e shkurt, ndërsa parashikimi më optimist është rikthimi i tij për ndeshjen e kthimit ndaj Napolit, në “Camp Nou” në muajin mars.
Top Channel