Sundoi për një kohë të gjatë në botën arabe, vdes në moshën 79 vjeçare sulltani Qaboos

11/01/2020 07:27

Sulltani i Omanit, Qaboos bin Said Al Said ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare. Ai ishte sundimtari me kohëzgjatjen më të madhe në botën arabe.

“Me pikëllim të madh dhe trishtim të thellë… gjykata mbretërore vajton madhështinë e tij Sulltan Qaboos bin Said, i cili vdiq të premten”, thuhet në një deklaratë të gjykatës.

Kujtojmë që sulltani muajin e kaluar u kthye nga Belgjika ku i ishte nënshtruar kontrolleve mjekësore. Raportohej se sulltani vuante nga kanceri.
Sulltan Qaboos ishte i pamartuar dhe nuk kishte trashëgimtar ose pasardhës të caktuar. Në Oman janë shpallur tre ditë zi kombëtare.

Sulltani e rrëzoi babanë e tij në një grusht shteti pa gjak me mbështetjen britanike në vitin 1970. Ai i dha zhvillim Omanit duke përdorur naftët që ky vend kishte me shumicë.

Sipas Statutit Themelor të sulltanatit, Këshilli Mbretëror i Familjes i cili përbëhet nga rreth 50 anëtarë meshkuj duhet të zgjedhë një sulltan të ri brenda tre ditësh nga ngaqë sulltani nuk ka trashëgimtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA