17 milionë njerëz në botë çdo vit pësojnë një insult cerebral dhe 6 milionë prej tyre nuk ja dalin të mbijetojnë.
Shifrat janë të frikshme. Në çdo sekondë, sëmundja e rëndë prek një njeri në botë dhe sot renditet si shkaku i dytë i vdekjeve të personave mbi 60 vjeç dhe shkaku i parë i invaliditetit. Por cilat janë shkaqet e tyre që në gjuhën popullore njihen si hemorragji cerebrale, apo trombozë?
Por pavarësisht shifrave të frikshme, sëmundja është e parandalueshme 4 në 5 raste të shfaqjes së saj ndaj dhe i rëndësishëm është sensibilizimi. në të gjitha rastet, sëmundja paralajmëron.
Fatkeqësisht, kohët e fundit sëmundja po prek dhe moshat e reja dhe sipas mjekëve shkaqet janë përdorimi i kontraceptivëve tek femrat dhe drogat te meshkujt.
Top Channel