Banorët e Postribës në Shkodër kanë zhvilluar një protestë, pasi një firmë gurore sipas tyre po dëmton ujin e pijshëm për gjithë zonën dhe të gjitha burimet natyrore duke e bërë zonën të pajetueshme.

Ato i kanë bërë shkresa të gjitha institucioneve deri te kryeministri, por thirrjet e tyre kanë shkuar në vesh të shurdhër. Banorët thonë se gurorja punon mbi ujësjellësin e Postribës dhe ata pinë ujë jo të pastër, që kur kanë filluar punimet.

“Është prishur jetesa me anë të kësaj guroreje. Të gjithë kërkesat kanë rënë në vesh të shurdhët. I bëjmë thirrje instancave që ne mos të bëhemi viktima. Presim përgjigje ose do të reagojmë vetë, pasi janë në rrezik jetët tona”, shprehen banorët.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA