28/11 15:31
Paris Saint Germain kërkon të nënshkruaj një kontratë katërvjeçare me Mauro Icardin.
Sipas asaj që shkruan Foot Mercato, drejtuesit e PSG-së janë duke kërkuar me ngulm që lojtari të qëndrojë në Paris, duke parë edhe formën e mirë në të cilën është duke kaluar sulmuesi argjentinas.
Kujtojmë që Icardi është në huazim nga Interi tek PSG, por kampioni i Francës ka të drejtë për blerjen e plotë të kartonit të tij.
Icardi ka shënuar nëntë gola në 11 paraqitje e ti me PSG-në në Ligue 1./KosovaPress/
Top Channel