Po numërohen shpendët/ Në parkun e Divjakës, zogjtë popullojnë gjithë zonën

11/01/2020 17:12

Në parkun Kombëtar Divjake- Karavasta, ka nisur procesi për numërimin e shpendëve dimërues ujorë për vitin 2020.

Ky është viti i pestë radhazi që zhvillohet censusi ndërkombëtar.

Disa grupe studiuesish vëzhguan në pika të ndryshme shpendët ujorë në Divjakë. Sipas tyre, vihet re shtim i specieve të ndryshme të zogjve të cilët për shkak të moratoriumit kane populluar tashmë të  gjithë zonën.

Këtë vit censusi do ete zhvillohet në 26 zona, liqene dhe ligatina, ku janë caktuar 205 pika vrojtimi. Procesi do të drejtohet nga 7 ekspertë dhe në të do të përfshihen stafet e 12- agjencive të zonave të mbrojtura shqiptare, si edhe vullnetare.

Top Channel