Një tragjedi e rëndë ka goditur qytetin e Prilepit mëngjesin e sotëm, ku dyshohet se burri ka qëlluar me armë zjarri për vdekje gruan e tij dhe nënën e saj, ndërsa ka plagosur gjyshin e gruas.

Siç mëson Alsat, rreth orës 08:05 në rrugën “Aleksandar Makedonski” janë dëgjuar të shtëna me armë në shtëpinë e (T.K.). Policia ka dalë në vendngjarje ku ka gjetur gruan A.P.(41) dhe nënën e saj T.K. të plagosura, ndërsa në dhomën tjetër është gjetur P.K., gjyshi i A.P. i plagosur në pjesën e stomakut. Nga ana e mjekëve është konstatuar vdekja e (A.P.) dhe (T.K). Për vrasjen e 41-vjeçares dyshohet burri i saj N.P.(51), i cili tashmë gjendet në polici./Alsat

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA