2020 konsiderohet të jetë një vit i vështirë nga ata që jetojnë në konteinerët e vendosur në Manzë të Durrësit, pas tërmetit të 26 nëntorit. Brenda hapësirave të ngushta të konteinerëve, 45 familjet e strehuara në to po përpiqen të ndërtojnë një jetë të re dhe pse me vështirësi.

Mungesa e ujit, pamundësia për të gatuar dhe kondicionerët jashtë funksionit janë disa prej shqetësimeve të tyre.

Të shqetësuar edhe për fatin e banesave të tyre, këto familje nuk kanë aplikuar për bonus qiraje pasi tregu në zonën e tyre nuk ofron shumë mundësi, ndaj kërkojnë vënien në punë të kondicionerëve dhe të linjës së ujit që ua premtuan pas vendosjes këtu.

Në kushte jo të mira higjeno-sanitare të jetës në kontenierë, i druhen sëmundjeve dhe ndonjë epidemie veçanërisht në muajt e ardhshëm.

Pema e ndriçuar në hyrje të zonës së konteinerëve, dhe pse e rrëzuar, dëshmon shpresën dhe dëshirën për të krijuar atmosferën festive të ardhjes së një viti të ri që i gjeti jashtë shtëpive ku hodhën mundin e djersën e një jete të tërë.

 

Top Channel