Pas 10  vitesh i njëjti ekip i Top Channel rikthehet  në familjen Xhemalaj. Isaleo të cilin anëtarët e familjes rome e gjetën një ditë vere në një kontenier mbeturinash është bërë një djalë i madh dhe tashmë shkon në klasë të pestë.

Isaleo, 12 vjeç e di mirë historinë e tij. Kujtimet e fëmijërisë si kjo karrocë janë më të dashurat për të.  Por i rritur me mundime nga familja që i shpëtoi jetën dhe që dashurinë nuk ia kanë kursyer asnjëherë.  Isaleo nuk kërkon t’i njohë prindërit biologjikë që e braktisën.

Në familjen rome ashtu si 10 vjet më parë asgjë ska ndryshuar.  Për baba njeh Leonardin djalin e shtëpisë. Ai e gjeti dhe e solli në shtëpi dhe gjyshja Noçe e ëma e Leonardit e ka rritur Isaleon.

Sot ata ende jetojnë me të ardhurat nga kanaçet që mbledhin në koshat e mbeturinave. Por familja rome që e rriti kërkon që Isaleon të shpëtojë një herë e mirë nga koshat. Ata duan që e ardhmja e tij  të jetë ndryshe dhe mos varet mbijetesa nga plehra, atje ku ia shpëtuan jetën 12 vjet më parë.

/Mikel Marsi/

Top Channel