Përplasi qëllimisht me makinë katër persona në Shkodër/ Prokuroria kërkon arrestimin e autorit, ishte nën ndikimin e alkoolit gjatë konfliktit të çastit
Hajdutët sfidojnë policinë në pallatet e pabanuara të dëmtuara nga tërmeti. Pre e hajdutëve ka rënë kompleksi ”Jedas” në Durrës.
Ky kompleks ka 285 apartamente dhe është dëmtuar rëndë në 5 katet e para të tij dhe në disa prej kolonave mbajtëse. Pas konstatimit sot të vjedhjes me thyerje në dy apartamente të tij, në vendngjarje ka shkuar policia shkencore e cila po ekzaminon gjurmët në hyrjet e vjedhura.
Hajdutët kanë shqyer dyert gjatë natës. Ndonëse pallati ka patrullë policie që e ruan dhe nuk lejon as banorët të futen në godinë, hajdutët kanë arritur të futen duke shfrytëzuar errësirën dhe kryer vjedhjet.
Top Channel