Burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha kanë zbardhur dëshmitë e dhëna nga familjarët e vrasësit Erdet Çapoku, i cili i mori jetën kunatës së tij Enkeleda Çapokut.

Dëshmitari kryesor është vëllai i vrasësit Ervin Çapoku i cili ka hedhur poshtë pretendimet e Erdetit që tha se e kishte si porosi nga vëllai tjetër ruajtjen e gruas.

Ervin Çapoku i tha policisë siç thonë burime për gazetaren Anila Hoxha: Më datë 27.12.2019 unë kam shkuar për të takuar vëllain që është në burg Eltonin me të cilin kemi biseduar për konfliktin që nusja e Eltonit, Enkelejda kishte me vëllai tonë. Eltoni më tha që “foli Erdetit se ai nuk ka punë me gruan time dhe se Enkelejda e dinte vetë se çfarë bënte, foli se mos na bën ndonjë skandal apo proçkë me Enkelejdën”.

Deklaratë ka dhënë edhe djali i dajës së tij Apostol Bidika i cili është shprehur se i ka dhënë lajmin për vdekjen e Enkelejdës në telefon dhe Erdeti është shprehur: Pse, ka vdekur ajo?

Erdeti natën e vrasjes ka shkuar për të fjetur tek banesa e Apostolit ku derën ja ka hapur një shok i tij i cili është shprehur se Erdeti i kishte kërkuar që të linte biçikletën diku ku nuk shihej dhe e ka lënë në katin e dytë.

Top Channel