Video/ Si mund të sulmohet Shqipëria nga Irani? Flasin pedagogu Hide dhe Koloneli Demiraj

10/01/2020 03:02

Debate të forta u zhvilluan në Open në Top Channel teksa po flitet për rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga Iran.

Pedagogu Enri Hide dhe koloneli Dritan Demiraj thanë se Shqipëria është e rrezikuar nga Irani. Ata dhanë edhe mundësitë se si mund të sulmohet Shqipëria nga Irani.

Koloneli Demiraj tha se organizatat terroriste të Iranit janë ndër organizatat kryesore që kryesojnë listën e grupeve që merren me trafik droge në SHBA. ‘Organizatat terroriste kanë një bashkëpunim të fortë vitet e fundit me ato kriminale’- tha Demiraj.

Pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare Enri Hide dha mundësitë se si mund të sulmojë Irani.

‘Së pari mund të sulmojë me sulme direkte terroriste. Një mundësi tjetër është të sulmojë duke bashkëpunuar me krimin e organizuar. Një tjetër mundësi është sulmi kibernetik. Mundësia e katërt është sulmi nëpërmjet mediave me atë që quhet fake news’- tha Hide.

Top Channel