Djalli vetëm pak momente më parë ka postuar në Instagramin e tij një foto të fëmijërisë.
Në të shkruan:
“O Zot sa fëmijë i qeshur kam qenë! Duke u rritur u bëra djall. Do të thoni ju pse e nxora sot këtë foto!? Këtë e disa të tjera si kjo, m’i kanë sjellë nga Athina, që t’më ngacmonin për të treguar ca gjëra personale, që si kam thënë kurrë më parë. Bashkë me fotot ka ardhur edhe një person shumë i rëndësishëm për mua. Do të jemi bashkë sot në finalen e “Hell’s Kitchen”. Do të qeshim e do të qajmë, siç është dhe vetë jeta. Mos më pyesni kush është ai person se s’kam ndërmend t’ju them asgjë më shumë. Ja duroni edhe ca orë që ta shikoni tek finalja”.
Vetëm pak ditë më parë, Renato Mekolli ka përcjellë mesazhin se në këtë finale do të flasë për herë të parë dhe të fundit për ca gjëra personale. Ndërsa spoti në ekranin e Top Channel na ka përcjellë një moment shumë prekës, ku të gjithë konkurrentët dhe djalli vetë qajnë pafund. Renato tregon se një person shumë i rëndësishëm do të jetë sot krah tij në kuzhinën e ferrit. Por nuk zbulon se për kë bëhet fjalë. Ngacmimet janë të dukshme, faktet nuk zbulohen. Ajo që kuptohet qartë është se në këtë finale të “Hell’s Kitchen Albania” krahas sfidës së fortë e shpalljes së një fituesi, do të ketë dhe shumë momente emocionuese e që do të shkojnë përtej çdo parashikimi se çfarë mund të ndodhë në një kuzhinë ferri.
Djalli ka treguar në këto 13 javë shumë fytyra të rij. Mesa duket sot do të njohim edhe atë më njerëzoren, me lot në sy…. që një djall e di se pse.
Top Channel