Skuadra e Milanit nuk është duke kaluar në një formë të mirë, dhe drejtuesit rosoner po mendojnë të bëjnë ndryshime rrënjësore, në mënyrë që klubi të rikthehet aty ku e ka vendin.
Zvonomir Boban tash e disa kohë është duke kërkuar që këto ndryshime të ndodhin, mirëpo tentativat e tij u bllokuan nga Elliot, ndërsa tani raportohet se ata nuk do të jenë në gjendje ta ndalojnë një gjë të tillë, duke marrë parasysh situatën në të cilën gjendet klubi, transmeton KosovaPress.
Vetëm lojtar si Zlatan Ibrahimovic, Gianluigi Donnaruma, Rafael Leao, Theo Hernandes, Ismael Bennacer dhe Alessio Romagnoli cilësohen si të paprekshëm tani për tani nga drejtuesit rosoner, ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës është në shitje.
Pepe Reina, Fabio Borini tanimë cilësohet si lojtar të larguar, ndërsa rosonerët kanë pranuar oferta edhe për sulmuesin polak, Krzysztof Piatek dhe Franck Kessie.
Ndërsa pas transferimit të Ibrahimovic, Milan është duke punuar të sjellë në skuadër lojtar si Politano nga Interi dhe qendërmbrojtësin Simon Kjaer./KosovaPress/
Top Channel