Kur vjen fjala tek shëndeti dhe tek shpenzimet, ajo që prevalon është pa dyshim mirëqënia e orgaizmit dhe e shëndetit të mirë. Në vendin tonë veçanërisht vitet e fundit duket se ka një vëmendje të shtuar në këtë drejtim. Një shqetësim që prek pjesën më të madhe të popullsisë. Kjo ndodh për shumë arsye që nga kujdesi i shtuar për organizmin, por edhe nga shfaqja e sëmundjeve të cilat rrezikojnë jetën e shqiptarëve.
Në vitin 2015, sipas OBSH-së, 30 përqind e popullsisë së globit rezultuan obezë dhe mbipeshë. Ndërkohë, analizat mjekësore të 122,000 personave në vendin tonë të kryera gjatë periudhës Janar-Mars 2019, treguan se 33% e tyre ishin obezë dhe 42% ishin mbipeshë. Këta dhe faktorë të tjerë ndikojnë jo vetëm cilësinë e jetës së përditëshme, por edhe shpenzimet në lidhje me shëndetin.
Sa shpenzojnë Shqiptarët
Siç thamë edhe më sipër, institucionet tregojnë shifra në rritje përsa i përket shpenzimeve kundrejt kujdesit shëndetësor. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT për vitin 2018 shpenzimet e familjeve Shqiptare patën rritje në të gjithë vendin. Në vetëm pak vite sipas Anketës së Buxhetit të Familjes së përpunuar nga INSTAT, nga 3.9% shpenzimet për shëndetin u rritën në 4.2% e totalit të shpenzimeve. Kjo rritje është e përhapur thuajse në të gjitha qarqet e vendit dhe kyesisht në qytetet më të vogla.
Qyetet më të prekura
Sipas INSTAT, qyteti i Fierit është ai me rritjen më të madhe të shpenzimeve në shëndetësi me 6% të të ardhurave. Gjatë një viti kjo shifër vazhdon të rritet me 0.9%. Më pas renditet Kuksi dhe Shkodra me 5.2% dhe 4.9% të shpenzimeve totale të buxhetit. Vetëm në Kukës këto shpenzime janë rritur sa dyfishi i disa viteve më parë, duke shënuar edhe rritjen më të madhe për vitin 2018.
Qytete të tjera ku rritja ka qenë më e lartë se mesatarja janë Tirana dhe Berati me rreth 4% rritje secila. Ndërkohë qyteti me rritjen më të ulët është Elbasani me 3.1% të totalit të të ardhurave vjetore. Këtu futet edhe Durrësi me Gjirokastën të cilat rregjistrojnë shpenzime të ulëta megjithëse me një popullsi në plakje.
Përse kaq shumë shpenzime?
Duke i’u referuar sërish raporteve të INSTAT, vitet e fundit Shqipëria është shëndruar në një vatër sëmundjesh që në mosha të reja. Kjo kryesisht për shkak të stilit të keq të jetesës dhe kequshqyerjes. Katër nga sëmundjet më të përhapura të viteve të fundit renditen ato të zemrës, diabeti, tumoret apo sëmundjet e kockave. Në 2017, 11.926 vetë kanë vdekur për shkak të sëmundjeve të zemrës, me 2.5% rritje nga një vit më parë.
Sipas informacioneve të grup-mosha më e prekur nga sëmundjet e zemrës, me 84.8% është ajo mes 50-80 vjeç. Nga tumoret janë më të rrezikuar personat nga 40-49 vjec, me 38.6% të numrit të vdekjeve. Në 2017-ën, numri më i lartë i vdekjeve nga sëmundjet e zemrës është shënuar në Berat dhe Kukës, me mbi 60%. Sipas mjekëve këto sëmundje ushqehen nga stili jo i duhur i jetesës apo marrja e medikamenteve të panevojshme të cilat ndikojnë negativisht organizmin./AgroWeb.
Top Channel