25/11 16:26
Simon Kjaer do të jetë së shpejti lojtar i Milanit. Drejtuesit kuqezi kanë arritur marrëveshjen me Atalantën dhe Sevillan, për afrimin e mbrojtësit danez në formë huazimi, me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.
Trajneri Pioli më në fund do të ketë në dispozicion mbrojtësin të cilin e kishte kërkuar me ngulm.
Kjaer, i ditëlindjes 1989 ka zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje me Atalantën në këtë sezon.
Top Channel