Një burrë u kap duke vjedhur nga një pacient i moshuar në një shtëpi pleqsh në Florida pasi pajisja Amazon Alexa zbuloi praninë e tij dhe dërgoi një alarm, njoftoi sot policia.

Departamenti i Policisë në Beach Ormond tha se oficerët iu përgjigjën thirrjes dhe mësuan se Russell Bannister hyri në dhomën e një banori të moshuar pa pëlqim, dhe vodhi kartat e kreditit dhe paratë e tij.

Prania e këtij burri në dhomë u zbulua nga pajisja Amazon Alexa dhe ajo vazhdoi të paralajmërojë një anëtar të familjes së viktimës.

Anëtari i familjes erdhi në objekt dhe u përball me Bannister, i cili ishte ende në dhomë, tha policia.

Policia beson se Bannister e ka kryer vjedhje të tilla edhe në zona të tjera të qarkut, transmeton KosovaPress.

Autori i vjedhjes është arrestuar tash nga autoritetet policore.kp

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA