“Dëgjoj zëra që zihen ca se ky ka qenë BDI, ai ka qenë BDI, këta të vegjlit që kanë ikur prej te nëna e madhe. Të gjithë ata kanë qenë aty. Ju them hajdeni te nana e madhe, mos u zini, mos rrini në rrugë”, tha Ali Ahmeti gjatë fjalës së tij që mbajti sonte në Saraj, shkruan gazeta Lajm.

Më tej, Ahmeti, tha se transparenca dhe llogaridhënia, është projekti që e pret BDI-në dhe për të cilin kjo parti është fortë të përgatitur. “Vetëm kështu mund të ndërtojmë një shoqëri të shëndetshme dhe t’i japim fund të gjitha lajmeve tē rrejshme, propagandës dhe agjenturave të ndryshme. Ju e dini sa shpifje janë bërë për BDI-në. Ne asnjëherë nuk kemi luftuar me ata por padrejtësitë dhe lajmet e rrejshme duhet të marrin fund. Të gjithë ata që nuk kanë vizion merren me gënjeshtra që shpifen te Ura e Gurit pranë Bit Pazarit”, tha Ahmeti, shkruan gazeta Lajm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA