Vrasja makabre në Mallakastër/ Flet xhaxhai i 16-vjeçarit: Të marrë dënim
09/01/2020 11:11
Drita Saliaj është 50-vjeçarja e cila u sulmua më 5 janar, në shtëpinë e saj nga tre persona që kishin shkuar për të vjedhur.
Luis Saliaj 16 vjeç, Sindi Shehaj po 16 vjeç dhe Ervis Zotaj 26 vjeç, pasi kanë hasur në rezistencën e zonjës së shtëpisë e kanë goditur atë dhe më pas trupin e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit.
Xhaxhai i një prej autorëve, Luis Saliaj ka folur pas ngjarjes makabre.
Ilir Saliaj thotë se nipi i tij duhet të marrë dënim kapital.
Drita Saliaj jetonte vetëm në shtëpi, pasi bashkëshorti dhe dy djemtë e saj janë emigrantë në Greqi. Dhe Luis Saliaj 16 vjeç, është nipi i bashkëshortit të viktimës.
Top Channel