Që në orën 06:00 të mëngjesit në zonën e “Astirit” kanë mbërritur forca policie në mbështetje të punëtorëve të IKMT-së për të prishur objektet në zonë.

Janë planifikuar të prishen 6 objekte, nga të cilat një me shpërthim të kontrolluar, që do të realizohet një ditë më pas.

Objektet që do të prishen, ndodhen pranë rrethrrotullimit në hyrje të Tiranës (ish shqiponja).

Ky që shihni në video është objekti i 5.

Ndërkohë tek objekti gjashtë katësh, po hapen vendet ku do vendosen fitilat për shpërthimin nesër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA