Shuhet zjarri në malin e Karaburunit
09/01/2020 15:45
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sot në orët e para të ditës në malin e Karaburunit.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se tashmë flakët janë shuar nga specialistët e zonave të mbrojtura së bashku me ndihmën e banorëve të zonës.
Zjarri rrezikonte pjesën e pyllit të Llogorasë në qoftë se era do të përparonte në drejtim të lindjes. Mendohet se zjarri është ndezur aksidentalisht nga barinjtë e zonës ose persona të tjerë që kanë kërkuar të ngrohen.
Top Channel