Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajti një fjalë përmbyllëse në seancën e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së.

“Kemi marrë një risk me muxhahedinët. Jam krenar që ky risk është marrë përsipër . Politika shqipatër e ka bërë këtë hap me bindje të unifikuar, nga ana tjetër ne jemi anëtarë të NATO-s dhe çdo sulm mbi ne është mbi NATO-n, dhe për këdo që mund ta ketë imagjinaur përfshirjen thjesht si celebrim dhe jo angazhim do duhet të rikonceptojë atë që ka menduar. Jetojmë në një botë ku përballemi me rreziqe, armiq të demokracisë, ne jemi në mbështetje të një aleance që lufton për një botë më të mirë.”, u shpreh ndër të tjera kryeministri shqiptar.

Më tej, Rama shtoi se si drejtuese e OSBE-së, Shqipëria do të bëjë më të mirën e mundshme për të siguruar theksimin e pikëpamjeve të të gjitha vendeve.

“Është inkurajuese të kuptosh se bashkëpunimi ynë dhe iniciativat tona janë në drejtimin e duhur. Do përpiqemi të bëjmë më të mirën e mundshme për të siguruar theksimin e pikëpamjeve tuaja. Kjo është nisja e bisedimeve më të gjata, t’i japim prioritet dialogjeve politike mes liderëve. Dua të siguroj që të ketë qartësi dhe të jeni të qartë që do të kemi kuptueshmëri mes kësaj organizate.”

Teksa e rimori fjalën për herë të dytë, Rama u shpreh:

“Sapo dola nga një seancë me ndjenja shumë të mira të inkurajimit nga fjalët që u thane dhe ajo çfarë është më e rëndësishme për ekipin tonë dhe përgatitjet, për të cilat u tha se janë të shkëlqyera. Disa nga anëtarë mund të kenë qenë pak skeptikë, për faktin se sa të gatshëm jemi në për të përballuar këto detyra, është ditë historike, për ne sepse është hera e parë që Shqipëria ka një rol kaq të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. Kemi bërë një rrugë të gjatë për të arritur deri ketu. Në rivlerësimin e situatës mund të themi që sot filluam mjaft mirë , përcaktuam prioritet tona, parimet për të dhënë rezultate sa më të mira. Ne nuk kërkojmë të rishpikim botën, por gjatë këtij viti ne do të garantojmë ndryshimin në terren, të zbatojmë angazhimet së bashku. Kjo është motoja jonë, kjo do të thotë që te jemi në përputhshmëri me parimet e OSBE-së. Por sigurisht ne duhet të adaptojmë instrumentet tona që pastaj moszbatimi i tyre të dëmtojë integritetin e OSBE-së. Pika e tretë që të ndërtojmë stabilitet përmes dialogut. OSBE-ja, organizata më e madhe për sigurinë rajonale, dhe kjo varet nga besimi dhe forca e dialogut. Do të bëjmë ç’është e mundur që të kemi marrëveshje dhe të pranojmë të tilla.”

Për të vazhduar me:

“Sfida jonë është të fokusohemi te parimet elementare, nuk kemi marrë drejtimin e OSBE-së për të rishpikur rrotën apo OSBE-në, por duke studiuar dhe duke analizuar me shumë përkushtim të shkuarën. Në fund të marrjes së kësaj detyre kemi konkluduar që mbase jemi të vlefshëm , duke iu referuar parimeve elementare që janë në themelet e OSBE-së, kjo domethënë që jo thjesht të mjaftohemi me këto parime si fjalë kycë që i përdor çdo vend anëtar, as si pika parimore, por si objektiva që çdo anëtar duhet të implementojë në jetën e përditshme.Besoj që sfida jonë është që t’i japim drejtimit tonë një profil respektues për të gjithë.”

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA