Dy persona kanë plagosur me prerës një polic i cili është jashtë rrezikut për jetën. Konflikti mes tyre ka ndodhur para prefekturës në Dibër.

Top Channel mëson se konflikti mes dy familjeve të tyre është i hershëm, ndërsa është arrestuar një prej autorëve Rexhep Muça.

Dibër/ Informacion paraprak

Rreth orës 13.30, në qytetin e Peshkopisë, për motive të dobëta, dyshohet se shtetasit R.M, dhe A. M, kanë plagosur me mjet prerës, shtetasin B. Z., (punonjës policie i cili ka qenë pushim jashtë shërbimit), e po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të policisë është bërë kapja e shtetasit R. M,. i cili është shoqëruar në komisariat.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Dibër dhe të Komisariatit të Policisë Dibër, po krehin zonën për kapjen e autorit të dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA