Misioni i parë i FMN-së në ATK për vitin 2020

09/01/2020 10:52

​Misioni aktual, i cili po qëndron në ATK nga sot deri me 21 janar, ka në fokus vlerësimin e zbatimit të planit afatmesëm të reformës 2019-2021, konkretisht objektivat e parapara në këtë plan, siç janë trajtimi i borxheve tatimore, avancimi i funksionit të kontrollit tatimorë, rimbursimi i TVSH-së, si dhe avancimi i teknologjisë informative.

Administrata Tatimore e Kosovës nëpërmjet një komunikate, vazhdon ta ketë përkrahjen nga misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, në zhvillimin e proceseve të rëndësishme të punës, përkrahje kjo që do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Përgjatë kësaj periudhe misioni në fjalë do të mbaj takime specifike dhe punëtori me qëllim të diskutimit të aktiviteteve të mundshme të cilat do të ngrisin efikasitetin e administratës tatimore.

Gjithashtu do të diskutohet edhe për fushat konkrete për të cilat ATK do të pranojë përkrahje në zhvillimin e kapaciteteve”, thuhet në komunikatë./KosovaPress/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA