Mësuesit dhe pedagogët në Shqipëri nuk kanë marr ende pagat e dhjetorit. Festat për ta kanë kaluar disi në vështirësi. Teksa e konfirmon për Top Channel, pedadogu në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, Rezart Prifti shton se kjo nuk është hera e parë që ndodh dhe disi janë mësuar.

“Nuk e kemi marrë ende rrogën. I njëjti avaz siç do vit. Ndoshta nga java tjetër e marrim sipas komunikimeve që kam pasur me administratën e universiteteve”, thotë Prifti.

Ndërsa administratorët e Fakulteteve i përgjigjen Top Channel se ashtu si çdo vit, ky problem shfaqet sepse paga e muajit dhjetor kalon me buxhetin e ri, pra me atë të 2020 dhe të hënën në llogaritë bankare pedagogët do të kenë rrogat.

Pra do  blejmë javës tjetër gjelin e vitit të ri “, thotë pedagogu.

Nga ana tjetër, burime të Top Channel pranë Ministrisë së Arsimit thanë se procedura për pagesat e mësuesve janë plotësuar më datë 6 janar duke qënë se deri atë datë administrata ka qenë pushim, dhe një pjesë e mësuesve e kanë marrë rrogën sot, ndërsa pjesa tjetër ka pasur probleme me bankat, por që pritet që brenda ditës së nesërme procesi i shpërndarjes të ketë përfunduar.

Kristi Gongo

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA