Po punohet intensivisht për ndërtimin e lagjes më të re në Tiranë, saktësisht në Vaqarr, ku do të strehohen gjithë banorët e zonave përreth, të cilëve u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj disa ditë më parë inspektoi punimet në këtë zonë, ndërsa sot përmes një statusi me një video në Instagram thotë se terreni për lagjen e re Qendër-Vaqarr është thuajse gati falë punës pa ndërprerje 24 orë.
“24/7 ? Thuajse gati terreni për lagjen e re Qendër-Vaqarr, vetëm 1.5 km nga Kombinati! #Tirana100 ? #Rindërtimi”, shkruan Veliaj.
Banorë të Vaqarrit, Kombinatit dhe rrethinave, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit do vendosen në një rezidencë me vileta druri njëkatëshe, që do të përfundojë ndërtimin brenda pak ditëve. Lagjes më të re në kryeqytet, që është vetëm 1.5 km larg nga Kombinati, do t’i mundësohet edhe transporti publik, duke shtuar një stacion për linjën e Kombinatit si dhe lehtësira të tjera për fëmijët dhe të rriturit që do të jetojnë aty.
Top Channel