Në rast të shterimit të burimeve të ujit, Izraeli e ka gati zgjidhjen, të prodhojë ujë nga ajri duke përdorur një teknologji të patentuar.
. Këtë “fantazi” në dukje e ka kthyer në realitet kompania izraelite “GENNY”, e cila në fokus të saj ka projektet inovative me bazë shkencore. Ky zbulim ka marrë çmime të shumta ndërkombëtare, në panairet e zhvilluara për këtë fushë.
Kompania përdor teknologjinë për të marrë ujin atmosferik duke përdorur këtë teknologji unike. Ajo prodhon diku tek 30 litra ujë të pijshëm çdo ditë. Teknologjia funksionon kështu. Një pajisje thith ajrin në sistemin atmosferik, dhe gjeneruesin e ujit. Aty një filtër i brendshëm pastron ajrin nga pluhuri.
Sapo të pastrohet, ajri drejtohet nëpërmjet ndërruesit të nxehtësisë dhe procesit ftohës, dhe kondensohet në ujë. Uji më pas filtrohet dhe përsëri që të largojë papastërtitë dhe i shtohen mineralet. Kështu uji bëhet i freskët dhe me kualitet tepër të lartë. Sapo prodhohet, uji qarkullon vazhdimisht në rezervuarin e brendshëm që të ruajë freskinë.
Top Channel