Një automjet ka rënë gjatë natës brenda kanalit të Zagores në Uznovë, Berat.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm. Drejtuesi i automjetit tip Volswagen Passat ka qenë në gjendje të dehur kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe pasi është përplasur me bordurën anësore të urës së Uznovës, ka përfunduar brenda në kanalin me ujë.
Ai është nxjerrë nga automjeti brenda kanali nga banorët e zonës,të cilët e kanë transportuar në spital për mjekim. Drejtuesi i mjetit,P.Xh,31-vjeç, banues në Berat, pasi ka marrë mjekimin në spitalin e Beratit, i është nënshtruar testit të alkoolit nga efektivë të policisë rrugore, nga ku ka rezultuar i dehur dhe është arrestuar për veprën penale “Drejtim mjeti në gjendje të parregullt”, parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.
Nga testi i alkoolit ka rezultuar se 31-vjeçari kishte marrë alkool në masën 0.70 ml.
Top Channel