Një person në Korçë ka rënë në prangat e policisë mbrëmjen e sotme. Mësohet se i arrestuari është Bernard Qelemeni, i cili dyshohet se është autor i disa vjedhjeve në banesa dhe biznese.

Forca të shumta policie kanë mësyrë në orët e mbrëmjes shtëpinë e Qelemenit, duke bërë të mundur arrestimin e tij.

Duket se gjatë aksionit ka patur rezistencë nga i akuzuari, ndërkohë që një prej efektivëve dëgjohet teksa i drejtohet aij me fjalët: “Ec aty brenda, të dola borxhit”.

Pritet që Bernard Qelemeni të dalë në ditët në vijim përpara trupit gjykues për t’u njohur me masën e sigurisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA